Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.
Thaçi ka merr pjesë në darkën e presidenti francez, Emanuel Macron, ku janë të ftuar liderët nga mbarë bota, përcjell lajmi.net.
Ai ka publikuar fotografi nga darka me liderët në Paris, derisa ka thënë se është mirënjohës ndaj Francës që e ka nderur Kosovën si shtetet tjera.
Ky është postimi i plotë:
E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë. HTH (Fotot: Astrit Ibrahimi)




Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...