Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Beograd me kongresmenin amerikan, Ted Poe, transmeton Gazeta Express.
Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00 në ndërtesën e presidencës në Beograd.
Gazeta Express dje ka raportuar për një letër të cilën 8 kongresistë amerikan ia kanë drejtuar sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, për të përkrahur Serbinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Një nga nënshkruesit e atij dokumenti është edhe kongresmeni me të cilin do të takohet sot Vuçiqi.
Në këtë letër dërguar Pompeos thuhet se vazhdimi i konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, mund të dërgojë në ndonjë eskalim të situatës.
Gjithashtu, këta kongresistë kanë thënë se e mirëpresin qëndrimin e John Bolton, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...