Policia e Kosovës tha sot se do të veprojë në kuadër të planit të qeverisë së vendit në vizitën e planifikuar për nesër të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në veri të Kosovës.
Përderisa Vuçiq është duke insistuar që ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, i cili ndodhet në pjesën veriore, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar këtë vend.
Në një deklaratë për “kallxo”, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se Policia do t’i zbatojë urdhrat e qeverisë gjatë kësaj vizite.
“Policia e Kosovës do te jetë aty. Policia e Kosovës nuk do të lejojë që të thehet qëndrimi i planit të qeverisë”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Ai tha se Policia “do të ndërmarrë të gjitha masat të cilat janë paraparë” për vizitën e Presidentit serb në Kosovë.
“Plani i policisë është bërë në përputhje me agjendën e qeverisë e cila ka kundërshtuar vetëm një pikë nga kërkesa e Vuçiq. Nuk do të jetë sfidë kjo për Policinë e Kosovës pasi që është hartuar plani për vizitën e Vuçiq në Kosovë”, tha drejtori Qalaj.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...