Një person i dyshuar është arrestuar ndërsa tjetri është në arrati për një gjuajte me armë në rrugën “Motrat Qiriazi”, në Prishtinë gjatë ditës së djeshme. Sipas Policisë ende nuk dihen arsyet e tentim vrasjes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy personat e dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër i cili pas plagëve është dërguar në QKUK.
Sipas mjekut personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Njësia policore ka arrit të arrestojë njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati”, thuhet në raportin e policisë.
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë