Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq ka rrëfyer sesi dje zëvendësi i tij në parti njëherësh, zëvendësministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës, Boban Stankoviq është marrë në pyetje për orë të tëra nga shërbimi sekret serb në vendkalimin kufitar në Merdare, njofton Klan Kosova.
Sipas Petroviqit, Stankoviqin i cili megjithatë ka arritur në destinacionin e tij në Serbi, shërbimi serb e ka pyetur për çështjet e sigurisë në Kosovë e sidomos mbi atë se a po rritet interesimi i serbëve për t`u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.
Petroviq ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq bashkë me shefin e BIA-së, Bratisllav Gashiq janë në diejni për ato se çka po ju ndodhin disa serbëve të Kosovës siç është rasti me zyrrtarët e partisë së tij, njofton Klan Kosova.
Ai mes tjerash ka thënë se nuk po merren në pyetje siç th ai kriminelët që jetojnë në përcjellje edhe në Kosovë edhe në Serbi, ndërkaq kur është pyetur për emra të caktuar ai ka refuzuar të përmend.
Kryetari i SLS-së ka drejtuar akuza ndaj Listës Serbe se nuk po bën asgjë për serbët në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...