Me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë shkuar në pauzë prej 30 minutash.
Këtë e ka kërkuar kryesuesi i seancës së sotme, Xhavit Haliti, pasi që edhe pse në sallë gjindeshin 84 deputetë, vetëm 37 prej tyre votuan në pikat e rendit të ditës.
Në fillim të seancës, Haliti tha se nëse deputetët e opozitës nuk votojnë, atëherë duhet të pritet deri sa të jetë kuorumi për një gjë të tillë.
Në rend të ditës është edhe votimi i projekt-buxhetit për vitin 2019, e i cili nuk e ka gjetur përkrahjen e partive opozitare.
Ende nuk dihet nëse i njëjti do të votohet sot në lexim të parë.
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre