Në ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, Parku i Qytetit në Prishtinës është ndriçuar me ngjyrë të portokalltë, ngjarje kjo që nisi edhe fillimin e fushatës 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.
Ky aktivitet u organizua nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UN Women dhe UN Habitatdhe ka për qëllim vetëdijësimin ndaj diskriminimit në baza gjinore, duke theksuar rëndësinë e aspektit të planifikimit urban në këtë temë, përcjellë Indeksonline.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe vet i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ndërsa mbështetje të kësaj fushate, ndërtesa e Komunës së Prishtinës do të qëndrojë e ndriçuar me ngjyrë të portokalltë për 16 ditë./



Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...