Krasniqi ka njoftuar publikisht se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019.
Pas kësaj, Krasniqi sot përmes një postimi në facebook ka reaguar duke e shprehur shqetësimin e tij permes një poezie.
Ja postimi i tij në Facebook:
IKNI JU, NE MOS NA FTONI!
A thua kush do të ishim ne sot
Pa ato jetë të shumta kazamatesh
S’e di as si do të flisnin sot disa
Po të vazhdohej shikimi veç në hava!
A thua do të ishim këtu ku jemi
Pa të madhërueshmen tonë Çlirimtare
Ajo që na liroi nga vargonjtë e robërisë
Pa të jo kurrë s’do t’i gëzoheshim Lirisë…
A thua ç’gjuhë do të flitej këndejpari
Mohuesit e trimërisë jo s’e thonë kurrë
Ata i nënshtrohen çdo soji e çdo fare
Se jetën e bëjnë besa vetëm për pare!
A thua bastardët pyesin për politikë
Tek turrin e bëjnë vetëm për pasuri
Parazitë që jetojnë nën çdo robëri
Ashtu siç jetuan sa e sa nën Serbi!
Epo, atë rrugë s’ua ndalim dot
Të ikin sa më parë,madje që sot
Shqiptarët jo kurrë mos i ftoni
Ikni, kështu ju dua, mos hezitoni!
Në rrugën e tradhtisë mos na ftoni
Rrugën e Lirisë me Çlirimtaret
Për jetë të jetëve s’do ta ndryshonim
Ato gjurmë të Jetës në Ne janë mishëruar!
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...