Takimi i konfirmuar nga kabineti i Pacollit, do të ndodhë javën që vjen.
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli udhëton sërish në vizitë jashtë shteti. Por kësaj radhe në SHBA dhe për dallim prej vizitës së fundit atje, kryediplomati kosovar pritet ta takojë këshilltarin e Trumpit për Siguri, John Bolton.
Në javët e ardhshme, në cilësinë e ministrit të jashtëm do të zhvillojë një takim me z.Bolton për të fuqizuar koordinimin tonë, i cili është shumë i rëndësishëm për ne.
Një këtë bisedë për T7, Pacolli ka thënë se SHBA janë partner kyç dhe i përjetshëm i Republikës së Kosovës dhe se deklarata e Bolton dhënë për shkëmbimin e territoreve duhet të trajtohet me përgjegjësi të madhe nga pala kosovare.
Kosova në vazhdimësi gjithmonë në koordinim me aleatët amerikan dhe evropian ka treguar gatishmërinë e përmbylljes së kapitullit të armiqësisë me Serbinë nëpërmjet dialogut dhe në këtë drejtim nuk ka alternative. Deklarata e zotit Bolton që i referoheni është e qartë dhe nënkupton përgjegjësitë që pala jonë duhet të marrë mbi supe në rrugëtimin e saj euroatlantik. Pra, Kosova e ka jetike unitetin politik për të përmbyllur këtë proces i cili natyrshëm do të jetë i koordinuar me aleatët amerikanë, ngase ata janë sponsorët kryesorë të shtetit tonë.
Bolton ka thënë të premten se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë nëse palët pajtohen mes vete.
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh