Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka dhënë disa detaje nga darka e mbajtur kohë më parë në shtëpinë e tij ku të ftuar kanë qenë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
“Darka ka pasë, do të ketë dhe është mirë që në këtë shtëpi njerëzit e ndiejnë veten mirë… Ka qenë ajo darkë këtu dhe po, normalisht nuk ka pasur diçka që unë mundem me e quajt jonormale”.
“Ka pasur normalisht një bisedë mes Presidentit dhe Kryeministrit, ka pas një bisedë ta quaj ashtu – jo të ngarkuar, por kritikuese ndërsjelltas.” – ka thënë Pacolli për Blic Interview.
Sipas tij, pavarësisht gjithë kësaj, Haradinaj e Thaçi në fund të darkës i kanë dhënë njëri-tjetrit dorën dhe janë ndarë në mënyrë miqësore.
“Ata, njëri e ka kritikuar tjetrin por në fund të ditës jam i lumtur që secili ia ka dhënë dorën njëri-tjetrit dhe janë ndarë në mënyrë miqësore pa probleme. Por, këto shprehje mendimesh kontroverse ndodhin edhe në kafe edhe në sallën e diskutimeve, ka ndodhë edhe në shtëpinë time por në fund prapë se prapë nuk ka pasur asnjë arsye”.
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...