Nesër në Kuvend shqyrtohet Projektligji për ndarjen buxhetore

17:01 | 5 Dhjetor 2018

Nesër do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 10:00, ku janë paraparë të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

3.Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

4.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

5.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,

6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

7.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

8.Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

9.Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

10.Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10.Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media

Lajmet më të lexuara