Njëri ndër nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka marrë pjesë në Kuvendin e nëntë të Degës së LDK’së në Lipjan.
Kuvendin e sotëm, ai e ka quajtur madhështor.
Aty, Veliu ka folur edhe për rrahjet e incidentet që e shoqëruan këtë vit procesin zgjedhor të partisë.
Veliut po ia merr mendja se si Kryesi i kanë menaxhuar mirë incidentet brenda partisë dhe se fundi do të jetë i suksesshëm.
“Zgjedhjet janë krejt në fund dhe mund ta japim një notë kaluese për gjithë procesin me përjashtim të disa incidenteve që kanë ndodhë në disa nëndegë. Ato incidente, ne si kryesi i kemi menaxhuar dhe besoj që fundi i procesit të zgjedhjeve të LDK-së di të jetë fund i suksesshëm. Edhe pse disa parti politike deshën që këto incidente t’i shfrytëzojnë për qëllime politike, nuk ja arritën”, tha Veliu.
Në ketë Kuvend po marrin pjesë pothuajse të gjitha figurat kryesore të LDK-së./Zeri/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar