Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milano Mojsiloviq ka bërë të ditur se janë të pëgatitur plotësisht për t’ju përgjigjur çdo sfide të mundshme të sigurisë dhe krize në rajon.
Mojsiloviq ndonëse përjashtoi mundësitë e ndërhyrjeve ushtarake në veri, ka pohuar se janë duke përgatitur një paradë të madhe ushtarake dhe policore në Nish, njofton klan kosova.
Ai për RTS ka thënë se kjo paradë është planifikuar saktësisht më 24 mars me rastin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në ish Republikën Federale të Jugosllavisë.
“Sigurisht që ne nuk do të jemi në gjendje të ju tregojmë gjithë atë që ne posedojmë, por ne do të demonstrojmë aftësinë dhe gatishmërinë ushtarake e policore, për të treguar se ushtria është e përgatitur dhe e motivuar për të përmbushur të gjitha detyrat”, ka thënë Mojsiloviq gjeneral i ushtrisë serbe.
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...
Pacolli: Mbi 50 inxhinierë të huaj po mbahen të izoluar në k...
Hamilton publikon foto duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e ...
Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa ...
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...