Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit javën e fundit është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Spitalin e Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Si pasojë e shkallës së lartë të ndotjes së ajrit javën e fundit është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mushkërive në Prishtinë.
Pulmologu në Spitalin e Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Bahri Thaçi, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit javën e fundit është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë.
Sipas tij, ndotja e ajrit ndikon më shumë në shëndetin e fëmijëve dhe të personave të moshuar.
“Ajri i ndotur ndikon jashtëzakonisht keq te pacientët, posaçërisht ndikon te fëmijët e vegjël, te moshat e shtyra dhe te ata që kanë sëmundje kronike të mushkërive, kryesisht me bronkit, me sëmundje të tuberkulozit dhe ata që kanë probleme të zemrës e të enëve të gjakut. Realisht ndikon te të gjithë, por te këto kategori ndikon më shumë. Deri më tani ka qenë situatë e mirë, nuk ka qenë ndotja shumë e lartë, por javën e fundit veçse po vërehet se ka filluar ndotja, sepse ka filluar edhe përkeqësimi i pacientëve”, ka thënë ai.
Thaçi ka treguar edhe disa nga simptomat të cilat shfaqen si pasojë e ndotjes së ajrit.
“Pacientët veçse kanë simptoma të tjera, të cilat fuqizohen në këtë sezon kur vjen deri te ndotja e ajrit. Kollitja e nxjerrja e këlbazës me sasi të shtuar janë simptoma që kanë ardhur deri te përkeqësimi, që shumicën e herëve shkakton ajri i ndotur”, ka thënë ai.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...