Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkuar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, për tu përshëndetur me ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili është nisur drejt Hagës
Musliu, tha para mediave se shteti e ka obligim moral t’i mbështesë të gjithë ata persona që ftohen nga Gjykata Speciale.
“Mendoj që shteti ka obligim moral t’i mbështet të gjitha ata që ftohen nga Gjykata Speciale, shteti duhet të jetë prapa tyre. Këta po shkojnë të sfidohen me drejtësinë. Kam dalë këtu që të jem pranë familjeve të Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Jam krenare për luftën e tyre dhe që kanë sjell liri. Moralisht jam me të gjithë ata që marrin rrugën për në Hagë”, tha Musliu
Dy ish-komandantët UÇK-së, do të intervistohen gjatë kësaj jave nga Gjykata Speciale. Sami Lushtaku do të intervistohen me datën 16 janar, ndërsa Rrustem Mustafa me 14.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë