Delegacioni i bizneseve kosovare i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë vizitoi edhe shtetin e Nju Jorkut me ç’rast zhvilloi takime me përfaqësues të asociacioneve të biznesit, organizata të inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe biznese individuale në këtë shtet.
Delegacioni i bizneseve nga Kosova i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane dhe në shoqërim të Konsulles së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork Teuta Sahatqija u takua me Yvonne Bendinger-Rothschild, Drejtore Ekzekutive e Odës Ekonomike Evropiano Amerikane me seli në Nju Jork.
Sipas kumtesës për media, në takim u diskutua për progresin e shënuar në Kosovë në aspektin e të bërit biznes, por edhe lidhur me kërkesat që kompanitë kosovare kanë për investitorët amerikanë, ndërsa Bendinger-Rothschild u zotua për mbështetje të kompanive kosovare, përfshirë edhe gjetjen e partnerëve afaristë.
Me mbështetje të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, delegacioni pati mundësi të vizitojë edhe organizatën SAP Next Generation në Nju Jork e cila drejton programin e inovacionit dhe ndërmarrësisë që mes tjerash angazhohet edhe për implementimin e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Aty u pritën nga zëvendëspresidentja Ann Rosenberg, e cila sqaroi për punën e jashtëzakonshme që bëhet në atë qendër për nxitjen e inovacioneve. Ajo premtoi edhe përkrahjen e saj për zhvillimin e një programi të ngjashëm edhe në Kosovë.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës organizoi edhe një pritje për bizneset nga Kosova të cilët përfaqësonin sektorë si prodhimi, tregtia, shërbimet konsulentë të biznesit, shërbimet e teknologjisë së informacionit, por edhe profesionistët dhe ndërmarrësit shqiptarë, anëtarë të Rrjetit të Profesionistëve dhe Ndërmarrësve Shqiptarë me seli në Nju Jork. Aktiviteti ishte një mundësi e mirë për rrjetëzim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet ndërmarrësve nga Kosova dhe të rinjve profesionistë shqiptarë në Amerikë.
Delegacioni qëndroi edhe në Bronx ku u pritën nga Dren Deva, pronar i kompanisë TV Alb e cila merret me ofrimin e shërbimeve televizive në SHBA. Deva i njoftoi bizneset kosovare për planet e ardhshme të biznesit të cilat përfshijnë ngritjen e një kompanie të distribuimit dhe shitjes, që do të ketë në fokus importimin e produkteve nga Kosova.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...