Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë dy ditët e ardhshme, të mërkurën dhe të enjten.
“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
“Të enjten, do të mbajë mot kryesisht me diell, por në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, përfundon njoftimi.
Pse Osmani nuk u propozua për presidente nga VV? – flet Kusa...
Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë e Gjilanit: Kërkojnë një...
Konfirmon avokati: Buta lirohet nga paraburgimi, do të paraq...
NATO garanton: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk n...
Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri, Elshani jep detaje
Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, përplasen makina me...