Në fundjavë dhe ditët në vijim, vazhdon moti stabil dhe me diell
Në ditët e fundjavës dhe fillim të javës së ardhshme, vendi ynë vazhdon të mbetet nën “mburojën” e fushave anticiklonike të pozicionuara mbi Evropën lindore, të cilat nuk po lejojnë depërtimin e cikloneve nga Atlantiku dhe Mesdheu.
Edhe gjatë këtyre ditëve do të vazhdojë të mbajë mot stabil, i ngrohtë, kryesisht me diell. Kohëpaskohe mund të ketë vranësira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.
13.10 – Mot i mirë, pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.
14.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell, e gjatë ditës me vranësira kalimtare.
15.10-16.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
17.10 – Mot kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 20C deri në 22C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...