Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës Veriore me atë Jugore nga banorët shqiptarë.
Ky peticion që ishte nismë e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe Presidencë, por jo edhe në adresën e duhur.
Ai madje ende nuk ka arritur te Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Për këtë neglizhencë të çuarjes përpara të këtij peticioni disa qytetarë të Mitrovicës mendojnë se iniciativa e Agim Bahtirit ka qenë më shumë politike.
Disa të tjerë mendojnë se ka qenë një përpjekje e tij, por sipas tyre kjo çështje iu takon politikave më të mëdha e nuk varet nga kryetari Bahtiri.
Qytetarët e pyetur se a besojnë se një ditë do të bashkohet Mitrovica, shprehen mjaftë skeptik në këtë drejtim./Arbresh.info/
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...