Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës.
Ai apeloi që të të respektohet maksimalisht Kushtetura, pasi sipas tij, vetëm kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara.
“Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura. Sot njëmbëdhjetë vjet, edhe Kosova iu bashkua këtyre shteteve me këtë dokument, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike. Ta respektojmë maksimalisht Kushtetutën tonë, sepse kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara! Urime Dita e Kushtetutës!”, shkroi Bytyqi në Facebook.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...