Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka thënë se kundërshtarët e tij politikë ia kanë mveshur padrejtësisht se ai po përdorë fjalë vulgare në Kuvend, duke shtuar se nuk është vulgare nëse i thua një politikani se ai është hajn.
Zeka në Blic Interview me Astrit Gashi, ka deklaruar se vulgaritet nuk është edhe kur tregohet me fakte për punësimet e familjarëve të politikanëve të ndryshme të Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Se unë po përdori gjuhë vulgare nuk është e vërtetë. Kjo gjë më është mveshur nga kundërshtarët politikë, të cilëve nuk iu ka konvenuar fjalori im, sepse unë iu kam thënë se janë hajna”.
”Nuk është vulgaritet nëse i thua një politikani se ai është hajn, nëse ai është i tillë. Nuk është vulgare nëse tregohet me fakte për punësimet e familjarëve të politikanëve të ndryshme”.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë