Kështu shkruan sot gazeta e Beogradit “blic”, duke u thirrur, siç thotë ajo, në burime diplomatike në Berlin. Sipas pohimeve të kësaj gazete, Mccallister është takuar me Angela Merkelin dhe ia ka paraqitur asaj propozimin e Beogradit.
“Ai ka thënë se duhet përkrahur marrëveshjen e dy palëve, përkatësisht se duhet përkrahur atë propozim të cilin Serbia është e gatshme ta pranojë. Kancelarja pa u hamendur e ka hedhur poshtë”, thotë burimi i paidentifikuar.
Edhe pse pritej që Angela Merkel, si njëra nga liderët e botës që me Serbinë dhe me kryetarin e saj Aleksandar Vuçiq ka marrëdhënie të mira, se do ta përkrahte propozimin për ndryshim kufijsh në marrëveshje me dy palët, kjo nuk ka ndodhur, shkruan gazeta.
“Kancelarja nuk e ka asnjë probleme me vendin tuaj dhe me kreun shtetëror të saj, por është e vetëdijshme se ndryshimi i qëndrimit ose zbutja e tij do ta vinte në pozitë të palakmueshme Gjermaninë”, ka thënë burimi.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...