Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se magjistralja Kaçanik – Hani Elezit do të mbyllet që nga e shtuna deri më 18 dhjetor për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407.
Sipas ministrisë mbyllja do të jetë ditore nga ora 07:00 deri në orën 17:00.
“Ministria e Infrastrukturës, njofton publikun e gjerë se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike, mbyllja e paralajmëruar e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) prej ditës së nesërme, e shtunë, 8 dhjetor 2018 do të vazhdojë të mbetet e mbyllur deri të martën, më 18 dhjetor 2018 , me mbyllje ditore nga ora 07:00 – 17:00”, është thënë në njoftim./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...