Pensionistët e Prishtinës nuk do të kenë më nevojë të paguajnë kur udhëtojnë me 51 autobusët e rinj të trafikut urban. Kjo pasi komuna do të vazhdojë ta subvencionojë Trafikun Urban me rreth 10.000 euro në muaj.
Deri më tani, numri i pensionistëve përfitues është mbi 10 mijë dhe, sipas Trafikut Urban, numri vazhdon të rritet. Çdo muaj kjo ndërmarrje lëshon 350 bileta mujore falas për këtë kategori, raporton 038 në KTV.
Vendimi vlen për linjat 3, 3c, 4, 7c dhe 15.
Pensionistët thonë se lirimi nga pagesa e biletës është lehtësim për ta, mirëpo kërkojnë që një gjë e tillë t’u mundësohet edhe në linjat e operatorëve privatë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vitin 2017, kishte marrë vendim që pensionistët të mund të udhëtojnë falas në të gjitha linjat, kur të përfundojë reforma e transportit publik.
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë