Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në aktivitetin e mbjelljes së fidaneve, të organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe Komuna e Obiliqit, me përkrahjen e Zyrës së Koordinatores Zhvillimore të OKB-së në Kosovë.
Aktiviteti u organizua në Plemetin të Obiliqit, e ku morën pjesë ambasadorë, deputet, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj etj.
Me këtë rast Ministri Matoshi, deklaroi që nuk mund të ketë një mjedis të pastër, pa një Obiliq të pastër dhe po ashtu përmendi projektet që MMPH po financon këtë vit në komunën e Obiliqit.
“Kosova do të jetë ambientalisht mirë kur Obiliqi të jetë ambientalisht mirë”, deklaroi nder tw tjerash ministri Matoshi.
Matoshi po ashtu deklaroi që edhe sot si ministri dhe si qeveri jemi pjesë e kësaj kampanje, me financimin e shportave që sot po i vendosim këtu.
“Fokusi jonë është në krijimin e infrastruktures për grumbullim dhe menaxhim të mbeturinave”, përfundoi ministri Matoshi.
Me rastin e ditës ndëkombëtare të biodiversitetit MMPH sot ka organizuar aktivitete që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...