Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Kosova ka në përbërje të Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë.
Ai ka përmendur edhe dy emra të huaj që janë pjesë e ekipit kosovar për bisedime.
“Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson. Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasu stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë”. Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, ka me i pasë Kosova, veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pasë ekspertë ndërkombëtarë”. ka shkruar Krasniqi në Facebook
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali