Vëllezërit pas burgimit sot i kanë vizituar në shtëpinë e tyre, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Është Lushtaku ai që në llogarinë Facebook ka postuar edhe një fotografi ku shihet me dy vëllezërit dhe presidentin Thaçi, ndërsa ka shkruar:
“Bashkë me Presidentin Thaçi, ishim për vizitë në Llaushë pas lirimit nga burgu të vëllëzërve Hetem dhe Rrustem Geci. U gëzuam që më në fund ata ju kthyn familjes dhe shoqërisë”.
Ndryshe Rrustem dhe Hetem Geci para pesë vitesh ishin dënuar me 13 vite nga Gjykata Themelore në Mitrovicë (trupi gjykues nga EULEX-i) për krim lufte.

‘‘Një mëngjes i nisur mbarë’’, Haradinaj ndan video nga një ...
Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është p...
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime