Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, gjate konferencës për media ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtë në lidhje me dorëheqjen e tij, e cila po kërkohet edhe përmes një proteste të shoqërisë civile dhe disa subjekteve politike.
Lumezi, tha se ai do ta lë detyrën nëse Këshilli Prokurorial do të konsideronte se ka shkelur ligjet apo kodin etik ose moral. Por, asnjëherë nuk do ta lë pozitën për shkak të presionit të shoqërisë civile apo subjekteve politike.
“E kam marr parasysh se nëse institucionet përkatëse, përkatësisht Këshilli Prokurorial konsideron se kam shkel ligjin do të pranoj secilin vendim. Por kursesi presionin e shoqërisë civile, partive politike, sepse vullneti i shumicës nuk varet nga Këshilli Prokurorial por provat.” është shprehur Lumezi./arbresh.info/
SHBA dhe Izraeli zotohen se nuk do të ndalen teksa intensifi...
Punime në segmentin Kijevë–Dollc, bllokohet trafiku nga ora ...
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar humbi jetën teksa po l...
Merz thotë se i kërkoi Trumpit të rriste presionin ndaj Puti...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haradinaj: Deputetët e VV-së më premtuan votën nëse kandidoj...