Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar të premten me Koordinatorin kundër terrorizmit në Departamentin amerikan të Shtetit, Nathan A. Sales, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është thënë në komunikatën e kryeministrisë.
Sales në anën tjetër është thënë të ketë deklaruar se “Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e SHBA-së edhe në të ardhmen” dhe se forcimi i sundimit të rendit dhe të ligjit si dhe zhvillimi demokratik, janë të rëndësishme në rrugën euroatlantike.
Gjatë po kësaj dite, Haradinaj ka thënë edhe se “Kosova është lidere globale në mënyrën se si i ushtron përgjegjësitë e veta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, teksa ka realizuar një vizitë në ministrinë e Brendshme të Kosovës.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...