Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në “Ditën e Veteranit”, kujtojmë qindra e mijëra veteranë jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët dhanë gjithçka që të jetësohet ëndrra shekullore e qytetarëve për ta pasur shtetin tonë.
Në këtë ditë, Limaj ka thënë se kujtojmë me respekt përpjekjet, sakrificën dhe angazhimin e të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për qytetarët e Kosovës.
“Urime të gjithë veteranëve 30 dhjetori, Dita e Veteranit. Mirënjohje dhe respekt për veteranët e UÇK-së”, ka shkruar Limaj.
Limaj po ashtu ka kujtuar edhe sulmin e forcave ushtarake serbe mbi familjen e Adem Jasharit 27 vjet më parë.
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...