Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 11 vjet kur Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën, e cila thotë Limaj kurorëzoi pavarësinë tonë.
Limaj ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore dhe është garantuese e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa dallim gjinie, moshe e përkatësie fetare dhe etnike.
“Në këto 11 vite, Kushtetuta është sfiduar disa herë edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve, por angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës. Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Shkrimi i plotë i Limajt:
Sot bëhen 11 vjet kur Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën, e cila e kurorëzoi pavarësinë tonë.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore dhe është garantuese e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa dallim gjinie, moshe e përkatësie fetare dhe etnike.
Në këto 11 vite, Kushtetuta është sfiduar disa herë edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve, por angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës.
Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!
FL
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...