Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur rreth liberalizimit të vizave dhe shpresës për të lëvizur lirshëm në Bashkimin Evropian.
Hoti ka përshkruar një përvojë të tij në takimin me ambasadorin e njërit nga vendet më të fuqishme në BE, i cili ka theksuar se vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, është reflektim i ministrave të brendshëm të këtij institucioni.
Por sipas tij, Kosova për një vit ka ndërruar tre ministra të brendshëm, e që ky rezulton të mos jetë një lajm i mirë për procesin e liberalizimit të vizave.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Hotit:
Miq,
U ndjeva keq mbrëmë.
Në darkë me ambasadorin e njërit nga vendet më të fuqishme të BE-së, po flisnim për liberalizimin e vizave dhe shpresën që të lëvizim lirshëm në fundvit.
Më thotë: z. Hoti, vendimi që do merret nga Këshilli i ministrave të BE-së, për liberalizimin, në masë absolute do jetë reflektim i ministrave të brendshëm të BE-së. HOMOLOGËT TANË KOSOVAR VETËM BRENDA NJË VITI KANË NDËRRUAR TRE (3) MINISTRA TË BRENDSHËM.
Atij nuk i thashë, por në vete mendova se kjo “ska rëndësi”. E rëndësishme për ne është se një qytet të caktuar në Kosovë e kemi bërë me ministër?.
E dhimbshme.
Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj
Policia sekuestron kokainë me vlerë 10 milionë euro në Napol...
Fondacioni japonez, në mbështetje të botimeve të letërsisë s...
Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Suharekë, poli...
Grabitja në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, pol...
Rusët godasin Çernobilin me dron shpërthyes, publikohen pamj...