“Në vend të llogaridhënies, institucionet e shpërblyen 50 milion euro këtë kompani, muajin që kaloi”
Lëvizja Vetëvendosje reaguar pasi që punëtorët e Bechtel-Enkas janë goditur nga vinçi dhe janë dërguar në emergjencë.
Në reagimin për media të thuhet se presin reagimin e Avokatit e Popullit, por sipas VV-së “Ky institucion ka mbetur, në kohën kur inspektorati i policisë po heton policët që zunë djalin e shefit të AKI-së”.
“Orë më parë kuptuam që tre punëtorë të Bechtel-Enkas janë goditur nga vinçi dhe janë dërguar në emergjencë. Dhe fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë.
Këta punëtorë që barten e punojnë me makineri nga Turqia, pa kontrata pune e me një pagesë simbolike, janë rrezikuar e kanë vdekur në punishte të kësaj kompanie dhe Bechteli asnjëherë s’ka dhënë llogari.
Në vend të llogaridhënies, institucionet e shpërblyen 50 milion euro këtë kompani, muajin që kaloi.
Në kohën kur asnjë institucion nuk reagon, presim vetëm Avokatin e Popullit. Ky institucion ka mbetur, në kohën kur inspektorati i policisë po heton policët që zunë djalin e shefit të AKI-së”, thuhet në reagimin e VV-së.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...