Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt takimi i parë formal i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR), me ç ‘rast ministri Pal Lekaj njëherit edhe Kryesues i KSTRR-së, i informoi anëtarët mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Kryesuesi Lekaj, para anëtarëve theksoi rolin e rëndësishëm të Këshillit në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, pasi që ky Këshill sipas mandatit nxjerrë akte juridike të cilat janë obligative për subjektet të cilave u adresohet.

Ai i informoi anëtarët e Këshillit për dobitë dhe ndikimin në siguri rrugore që do ti ketë Sistemi Inteligjent i Transportit (ITS-it), implementimi i të cilit planifikohet të ndodhë së shpejti.
Anëtarët e kanë mirëpritur themelimin e këtij Këshilli, duke deklaruar se do të jenë në mbështetje të plotë të tij, pasi që siguria në rrugët e vendit duhet të jetë prioritet dhe duhet përkushtim në vazhdimin e trendit të uljes së aksidenteve në përgjithësi, sidomos atyre me fatalitet.
Ata e informuan Këshillin edhe për veprimet e ndërmarra deri më tani nga ta, e që kanë derivuar nga takimet jo formale të këtij Këshilli. Takimi i radhës i këtij Këshilli do të mbahet brenda muajit nëntor.

Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...