Moska do të jetë e gatshme të shqyrtojë në mënyrë konstruktive zgjidhjen për marrëdhëniet me Kosovën, nëse zgjidhja do të jetë e pranueshme për Serbinë, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, raporton Sputnik i Rusisë.
“Nëse Beogradi konsideron se një zgjidhje është e pranueshme për Serbinë, ne do të jemi të gatshëm ta shqyrtojmë atë në mënyrë konstruktive. Nuk është mirë të spekulohet për përmbajtjen e opsioneve të ndryshme tani”, është shprehur Lavrov, përcjell Sputnik pjesë nga intervista që Ministri i Jashtëm i Rusisë i ka dhënë gazetës serbe “Srpski Telegraf”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Lavrov, vizita e ardhshme e presidentit Putin në Beograd, kur pritet të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të kontribuojë për forcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve Moskë-Beograd.
Putin pritet të vizitojë Beogradin në janar, por data e saktë nuk është bërë e ditur ende.
“Perëndimi insiston që të kthejë Ballkanin në një ‘skenë’ tjetër kundër Rusisë. Nuk e kanë mësuar asnjë mësim nga Ukraina”, është shprehur Lavrov.
Sipas Lavror, vendeve të Ballkanit “vazhdimisht u kërkohet që të zgjedhin: ose janë me Moskën, ose me Brukselin e Uashingtonin”./Arbresh.info/
Gjenerata e re e Kosovës në xhudo vazhdon përgatitjet në Kam...
Sulmi me dron iranian shkakton dëme të rënda në aeroportin e...
Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen e...
BE autorizon negociatat me shtetet e Ballkanit Perëndimor, K...
Shqipëria zgjidhet si “Presidente e Forest Europe”, Rama: Vo...
66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit p...