Ish-diplomati legjendar austriak Albert Rohan ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Austrisë.
“Me vdekjen e Albert Rohan Austria humb një nga diplomatët më të shquar”.
“Ngushëllimet më të sinqerta për bashkëshorten e tij Monika dhe familjen. Për diplomacinë austriake, për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për mua personalisht humbja e tij do të thotë humbja e një shembulli për t’u ndjekur”, tha Ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme, Alexander Schallenberg.
Rohan, i lindur në Melk në vitin 1936, vjen nga një familje e vjetër francez, origjina e të cilës thuhet se daton që nga mbretërit e Bretonit. Rohan studioi drejtësinë në Vjenë dhe në Kolegjin e Evropës në Bryzh (Belgjikë). Ai u bë pjesë e shërbimit diplomatik më 1963 dhe punoi në ambasadat në Beograd dhe Londër. Në vitin 1977, u bë kreu i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kurt Waldheim, në Nju Jork. Në vitin 1996, u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, post të cilin e mbajti deri në vitin 2002.
Negociator i Kosovës
Rohan luajti një rol të madh në formësimin e politikës së Austrisë për Ballkanin në vitet e 90-ta, me qëllim të vendosjes së paqes në këtë rajon dhe zhvillimit të tij.
Ai ishte zëvendës i të dërguarit të posaçëm të OKB-së për negociatat për statusin përfundimtar për Kosovën.
Në vitin 2006, Rohan dha një kontribut të rëndësishëm në negociatat e Përfaqësuesit Special të OKB-së Marti Ahtisaari, për statusin e ardhshëm të krahinës autonome serbe atëkohë, Kosovës, nën administrimin e OKB-së.
Si rezultat i negociatave të Vjenës shpaloset plani për Kosovën, i njohur si Plani i Ahtisarit, i cili zbatohet më pas duke ofruar zgjidhjen e statusit të Kosovës./klan kosova/
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...