Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer për projektet në këtë komunë, kandidatin e ardhshëm të LDK-së për kryeministër, lajmet se ka përçarje në LDK, përpjekjet e kësaj partie për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, problemet me ujë e kanalizim si dhe projektet qëjanë realizuar dhe ato që pritet tërealizohen gjatë pjesë së mbetur të këtij mandati.
Duke folur për projektet me të mëdha gjatë këtij viti, Ahmeti ka thënë se ështëpërfunduar ndërtimi i tri objekteve shkollore në tri fshatra të komunës së Lipjanit.
Ndërsa, sa i përket çështjes së ujit të pijes gjatë këtij viti, Ahmeti ka thënë se është investuar në ujësjellësin e fshatit Vrellë të Gadimes (investim nga MPH) dhe tani janë në proces të kontraktimit në realizimin projektit të vendosjes së orëmatësve të ujësjellësit në regjionin Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllanicë dhe Lluga në mënyrë që vitin e ardhshëm të jetë ujësjellësi funksional në këto vendbanime.
Ndërsa, derisa ka folur për lajmet se ka përçarje në LDK, ai ka thënë se nuk sheh asnjë lloj përçarje brenda LDK-së,duke shtuar se ka mendime ndryshe, ide të ndryshme por janë individuale jo grupore.
Ahmeti, ka folur edhe për përpjekjet e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, për të cilën ka thënë se kjo qeveri nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë më.
Ai, po ashtu ka thënë se kjo qeveri e ka prishur çdo ekuilibër politik, stabilitet buxhetor, perceptimin e investitorëve potencial, duke shtuar se ka rënie drastike edhe të remitencave, çdo ditë e më tepër vendi po futet në krizë. Por, që sipas tij LDK nuk mundet në mungesë të numrave të sjellë zgjedhje të reja e vetme.
Lajmet se Lutfi Haziri mund të jetë kandidat i mundshëm i LDK-së për kryeministër, Ahmeti ka thënë se LDK nuk ka diskutuar dhe nuk ka qëndrim rreth kandidatit për kryeministër, për të cilën ka thënë se çdo kush ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedhë.
Lajmi.net: Ky është mandati juaj i radhës në krye të Lipjanit, cilat janë projektet më të mëdha që keni realizuar përgjatë këtyre viteve?
Imri Ahmeti: Padyshim është vit i vazhdimit të fokusit tonë në ndërtimin e infrastrukturës dhe rritjes së investimeve.Meqenëse pyetja ështëkonkrete për projekte është e dallueshme që gjatë këtij viti kanë përfunduar ndërtimi i tri objekteve shkollore në tri fshatrat e komunës si: Breg të Zi, Mirenë dhe Sllovi, ndërsa tri shkolla tjera janë në ndërtim e sipër në Rubovc, Magurë dhe shkolla e mesme “Adem Gllavica”, në Lipjan.Po ashtu, jemi në ndërtim e sipër të tri sallave sportive në fshatrat Rufc, Sllovi dhe Ribarë të Madh, jemi afër finalizimit të punimeve në stadiumin e qytetit në Lipjan që pritet deri në fund të vitit të përfundoj.Kemi edhe projekte tjera siç janë ndërtimi i fushave të hapura sportive, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve, investimet në shtrirjen errjetit të kanalizimit etj. Po ashtu vlenë të theksohet se investim kemi bërë edhe në shëndetësi duke renovuar tërësisht brenda objektin e QKMF-në Lipjan duke e përfshirë edhe urgjencën.
Në përgjithësi ka një trend të shtuar të investimeve në projekte që sigurisht në fund të vitit do kemi një bilanc të saktë të investimeve në të gjitha projektet.
Lajmi.net: Trajtimi i ujërave të zeza, furnizim me ujë të pijshëm në disa fshatra si dhe ndotja e lumit Sitnica janë disa prej problemeve që i përcjellin në vazhdimësi qytetarët e Lipjanit. Çfarë jeni duke bërë në këtë drejtim?
Imri Ahmeti: Tek ujerat e zeza gjatë këtij viti është investuar në disa lokalitete dhe jemi pothuajse në fund të zgjidhjes së problemeve me ndërtimin e kanalizimeve në shumicën e lokaliteteve. Presim që vitin e ardhshëm 2019 përfundimishtqë të zgjidhet problemi i kanalizimeve në të gjitha lokalitetet dhe pastaj do merremi vetëm me mirëmbajtjen përkatësisht sanimin e defekteve që mund të shfaqen në vijim.
Sitnica do të vazhdoj të trajtohet në bashkëpunim me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor,është në procedurë tëkontraktimit të punimeve ku do ndërtohet shtrati i lumit sitnica kolektori(ujëmbledhësi) në të cilin do të kyqen të gjitha daljet e ujërave të zeza të të gjitha fshatrave që kanë derdhje të ujerave të zeza në shtratin e lumit sitnica.
Ndërsa, sa i përket çështjes së ujit të pijes gjatë këtij viti është investuar në ujësjellësin e fshatit Vrellë të Gadimes (investim nga MPH) dhe tani jemi në proces të kontraktimit në realizimin projektit të vendosjes së orëmatësve tëujësjellësit në regjionin Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllanicë dhe Lluga në mënyrë që vitin e ardhshëm të jetëujësjellësi funksionalnë këto vendëbanime. Po ashtu në vitin 2019 në bashkëpunim me CDI do të investohet në ujësjellësin e fshatrave Kraishtë,Ribar i Madh,Bregu Zi, Bujan,Topliqan dhe lokaliteteve të tjera të këtij regjioni. Sigurisht që na duhet punë dhe koordinim edhe me kompaninë regjionale të ujësjellësit për të mbajtur funksional ujësjellësit dhe kordininim e përgjegjësi ndaj shpenzuesve të ujit për të paguar shpenzimet e ujit sepse ne disa fshatra janë krijuar obligime të mëdha ndaj ujësjellësit.
Lajmi.net: Dëmtimi i rrugëve nacionale është një tjetër problem që i përcjell qytetarët e Lipjanit. Cilat janë kompetenca e komunës për të zgjedhur këtë çështje?
Imri Ahmeti: Padyshim që në territorin e komunës ka edhe rrugë nacionale të cilat janë në përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe kjo përgjegjësi është edhe për mirëmbajtjen e tyre verore dhe dimërore. Po ashtu kemi edhe rrugën Lipjan Magurë rrugë që po ndërtohet me standarde jo të kënaqshme, me dinamikë të ngadaltë dhe mund të themi me papërgjegjësi të ministrisë në fjalë.
Lajmi.net: Cilat janë prioritetet e juaja, në cilat fusha do të punoni më shumë në këtë pjesë të mbetur të mandatit tuaj?
Imri Ahmeti: Sigurisht që do të vazhdojmë me një dinamikë edhe më të shtuar në realizimin e shumë projekteve që kemi të planifikuara, do të investojmë në të gjitha fushat. Përveç investimeve nëarsim dhe hapësirat shkollore duke e kompletuar gjithë infrastrukturën e nevojshme të objekteve shkollore, do të investojmë në ndërtimin e rrugëve, trotuareve me ndriçim publik si dhe hapësirave të gjelbëruara të cilatdo të kenë vëmendje të veçantë, do të rrisim investimet në bujqësi dhe segmentet e tjera.
Vitin e ardhshëm do të realizojmë edhe disa projekte të rëndësishëm për qytetarët lipjanas me ç’rast do të bëhet dislokimi i të dy tregjeve atij të gjelbër ku do të krijohet një ambient i ri për shitësit dhe blerësit tonë, gjithashtu tregu i kafshëve do të ketë një lokacion te ri dhe një hapësirë më të përshtatshme për tregtim.
Po ashtu do të fillojmë me ndërtimin e një palestre sportive me standarde të larta në pronën ku është aktualisht tregu i kafshëve.
Do të ndërtohet një çerdhe e fëmijëve në Lipjan, do fillojmë me ndërtimin e objektit të ri të administratës komunale, fasadimin e objekteve shume banesore me projektet e efiqiencës në Lipjan, dhe projekte te tjera sipas agjendës buxhetore.
Lajmi.net: Ku e keni përqendruar Zonën Ekonomike?
Imri Ahmeti: Vitin aktual padrejtësisht Qeveria e Kosovës ka ndërprerë investimet në zonën ekonomike të Kërqevës të filluara vitin e kaluar edhe pse kjo zonë është e licencuar. Lipjani ka pozitë të përshtatshme gjeografike të shndërrohet në një territor të volitshëm për investime në biznes prandaj Qeveria e Kosovës nuk është dashur të ndërpres investimet dhe ti drejtoj politikisht në komunat ku ka preferenca partiake siç ka ndodh gjatë këtij vit.
Ne synojmë që të vazhdojmë investimet në Zonën Ekonomike të Kërqevës, të rishikojmë funksionalitetin e bizneseve në zonën tek QMI-ja, të avancojmë zonën e biznesit në Babush dhe në Banullë duke i dhënë mundësi investitorëve që gjenerojnë vende të reja të punës.
Në vijim të angazhimeve tona do fokusohemi tek ndërtimi i infrastrukturës edhe ligjore edhe fizike nëmënyrë që gjatë vitit 2019 të kemi investime në Banullë, Babush dhe tek zona e QMI-së ndërsa tek Zona Ekonomike e Kërqevës do të synojmë të gjejmë burime të financimit të infrastrukturës dhe përgatitjes së terenit për të finalizuar punimet atje në mënyrë që pastaj të ftohen investitorët për investime në këtë pjesë.
Lajmi.net: Kohën e fundit, LDK-ja është në kërkim të numrave për rrëzimin e Qeverisë. Si LDK sa e shihni vetën tëgatshme që ta rrëzoni Qeverinë “Haradinaj”?
Imri Ahmeti: Nuk ka asnjë dilemë kjo Qeveri nuk meriton asnjë ditë të qëndroj më. Ka prishur çdo ekuilibër politik, stabilitet buxhetor, perceptimin e investitorëve potencial, ka rënie drastike edhe tëremitencave, çdo ditë e më tepër vendi po futet në krizë. Por LDK nuk mundet në mungesë të numrave të sjellë zgjedhje të reja e vetme. Ky pushtet i pakicës në legjitimitet e i shumicës me numra pa legjitimitet është i dëmshëm jo veç për të sotmen por unë besoj se i ka bërë dëme te madha këtij vendi në të gjitha proceset sa do duhej vite e vite për të riparuar këto pasoja.
Lajmi.net: Është përfolur edhe për përplasje brenda LDK-së, si qëndrojnë raportet brenda grupeve të LDK-së, pra brendanjerëzve tëfuqishëm të LDK-së, me një fjalë a ka përçarje brenda LDK-së?
Imri Ahmeti: Nuk shoh asnjë lloj përçarje brenda LDK-së, ka mendime ndryshe, ide të ndryshme por janë individuale jo grupore, sigurisht janë në suaza të shprehjes së mendimeve por edhe të ambicieve pse jo të njerëzve për pozicione politike. Personalisht nuk shoh grupime që rrezikojnë përçarjen e LDK-së ndërsa individët vijnë e shkojnë si në çdo organizatë tjetër.
Lajmi.net: Është përmend kandidimi i mundshëm i Lutfi Hazirit si kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së, a ka një qëndrim tëtillë në LDK?
Imri Ahmeti: LDK nuk ka diskutuar dhe nuk ka qëndrim rreth kandidatit për kryeministër, por çdo kush ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedhë, është fat që LDK ka kuadro për kryeministër me dhjetëra dhe kjo paraqet vlerë në demokraci.
Lajmi.net: A mendoni se do ta fitoni edhe një mandat tjetër në krye të Lipjanit?
Imri Ahmeti: Për mua kjo është e hershme, nuk e kam këtë brengë, brenga dhe angazhimi im është puna dhe përgjegjësia ndaj punës, kujdesi im është të jemi sa ma korrekt me përgjegjësitë që kemi e të realizojmë sa më shumë projekte dhe angazhime të tjera në mënyrë që vërtet të shënohet progres në të gjitha fushat. Kur të vjen koha e përgjegjësive të reja fletë puna dhe qytetaret.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim