Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar ashpër sulmin fizik në vendin e tij të punës ndaj ish- kryetarit të OVL UÇL-së në Gjilan, Ahmet Daku, që sipas mediave, është sulmuar nga një person nga fshati Uglar.
“Në këtë ditë feste për shqiptarët, me shqetësim e kam marrë lajmin nga mediat për sulmin fizik në vendin e tij të punës ndaj z. Ahmet Daku. Këtë akt e dënoj ashpër dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më parë. Kjo nuk është mënyra për të zgjidhur pakënaqësitë, por janë janë organet përgjegjëse që trajton çdo mosmarrëveshje e pakënaqësi.”, ka thënë në reagimin e tij kryetari Haziri.
Gjatë ditës, mediat kanë raportuar për sulmin fizik ndaj z. Daku në vendin e tij të punës si inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, nga një person nga fshati Uglar.
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...
Kurti për zgjedhjet e 7 qershorit: Të panevojshme
Qytetarët marshojnë në Tiranë-Protestojnë kundër ndërtimeve ...
Kolumbia voton nën hijen e dhunës, dy rrugë krejt të kundërt...
Konaté prek tifozët e Liverpoolit me mesazhin e lamtumirës: ...
Gjini: Ulja e pragut të TVSH-së për zejtarët, ndër vendimet ...