Haki Rugova në emër të kryesisë së LDK-së, bëri homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemaj, në 16 vjetorin e vrasjes së tij.
Sot në Strellc, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari z. Haki Rugova në emër të kryesisë së LDK-së, bëri homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemaj, në 16 vjetorin e vrasjes së tij, transmeton lajmi.net.
Tahir Zemaj qe vrarë në një moment prite në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur pamëshirshëm nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahirit, të birit të tij Enisit dhe kushëririt të tij, Hasanit.
Vrasësit e tij kurrë nuk u gjetën e nuk u dënuan nga organet e drejtësisë.

Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...