Kryeministri tregon arsyen e dorëheqjes së Gent Begollit nga Telekomi

08:16 | 3 Nëntor 2018
A Z

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje një konferencë për media foli edhe për largimin e Gent Begollit nga Telekomi.
“Me Gent Begollin kam bisedu pak para se të largohet nga detyra dhe ka shpjeguar sfidat në marrjen e vendimeve. Është e vështirë të merren vendime dhe për probleme të kompanisë Genti ka thënë se vizioni për me zhvillu kompaninë nuk është i sigurt në këto rrethana dhe ka dashur të largohet nga detyra dhe unë besoj se Genti mund të kryejë punë të shumta që të ketë sukses”, tha ai.

Haradinaj tha se gjendja e fundit me të rinjtë në Prizren e brengos shumë, pasi që ai ka dashur që Gjermaninë ta sjellë në Kosovë dhe jo të rinjtë kosovarë të ikin jashtë vendit.

“Mua më dhemb kjo gjendje në Prizren dhe e ndiej, gjatë tërë vitit kemi punu që me e pru Gjermaninë në Kosovë dhe jo ne me shku. Shpresoj që qytetarët do mund të gjejnë vende të punës në Kosovë dhe jo jashtë saj”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se kanë qarkulluar disa lajme në lidhje me rritjen e buxhetit në kryeministri, por tha se kjo gjë nuk ka ndodhur.“Nuk ka ndodh rritje në buxhet në kryeministri, por janë bartur disa agjenci me kërkesë së BE-së se në reformën e agjencive , kryeministria nuk është vetëm zyra e kryeministrit dhe bartja e agjencive nënkupton bartjen e buxhetit”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale