Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka komentuar deklaratat e kancelarit austriak Sebastian Kurz. Ai tha se ideja e shkëmbit të territorit për të ka vdekur. Gjatë fjalës së tij para mediave Haradinaj ka bërë edhe një deklaratë mbi raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka thënë se raportet Kosovë -Serbi do të dramatizohen.
“…thënë ndryshe raportet me Kosovës dhe Serbisë do të dramatizohen për plotë tema. Por, Kosova do të mbetët ajo që është, pra nuk ka lëkundje që në nuk do të ecim përpara. Askush nuk humbë nëse Kosova bëhet pjesë e Interpolit, nuk humbë as Kosova as Serbia, humbë vetëm krimi. Pra, vetëm kriminelët do të jenë në minus”.
Shefi i qeverisë së Kosovës ka treguar po ashtu se tashmë vendi ynë nuk po kërkon mëshirë nga askush.
“ Kosova nuk kërkon më nga askush mëshirë. Ne veç po kërkojmë atë që na takon shi shtet, dhe si të tillë po ofrojmë partnerët më të gjithë shtetet. Nuk jemi shtet për mëshirë”.
https://vimeo.com/299235117#at=1
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...