Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka takuar homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë këtij takimi e ka përgëzuar Zaevin për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike.
Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera.

Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë