Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka uruar Donat Sylën.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka uruar Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Kanada, Donat Syla, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Syla përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në ceremoninë e 11-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Kosovës është ngritur në Parlamentin e Ontarios, në Queen’s Park në Toronto.
Syla po ashtu ka publikuar edhe letrën e kryeministrit kanadez, Justin Trudau.
Postimi i plotë i Sylës:
Sot, kishim nderin dhe privilegjin që në prani të shumë personaliteteve të ngrisim flamurin e Republikës së Kosovës në Parlamentin e Ontarios, në Queen’s Park në Toronto.
Ndjehëm jashtëzakonisht i nderuar për urimet që mora nga kryeministri i Kanadasë, Justin Traedou, nga premier i Ontarios, Dough Ford, me pjesëmarrjen e deputetes së Parlamenitit kanadez, Julie Dabrusin, deputetëve të Parlamentit të Ontarios, Kinga Surma dhe Bhutila Karpoche, ambasadorin e Shqipërisë, Ermal Muca, homologëve të mi nga Japonia, Turqia, Gana e shumë vende të tjera, diasporës sonte nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ngritja e flamurit tonë u bë nga djemtë e Hysen Prishtinës, nipat e Xhemajl Beg Prishtinës, Fatos & Fisnik Prishtina.
E ceremonia vazhdoi edhe me valle e kenge te bukura popullore dhe me nje ekspozite te punimeve te piktoreve shqiptare.
Moment emocional i ceremonisë u krijua gjatë fjalimit të deputetes Bhutila Karpoche që i uroi të gjithë të pranishmit duke kujtuar lavdinë e heroit tonë kombëtar Adem Jashari. ‘Bac u kry’ ishte fjala përmbyllëse e fjalisë së saj!
Faleminderit të gjithëve!
Gëzuar 11-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt