Kancelari austriak, është takuar sot në Beograd me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.
Në këtë takim, Bërnabiq i ka shprehur shqetësimin e saj për kinse marrëveshjet e pazbatuara të Brukselit nga ana e Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, Beogradi i ka implementuar të gjitha marrëveshjet e arritura që nga viti 2013.
Megjithatë, sipas saj Serbia është e përkushtuar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht obliguese.
Kurz më herët gjatë ditës është takuar edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të cilit i ka shprehur qëndrimet se pa marrëveshje me Kosovën nuk ka anëtarësim në BE.
Ai gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë ku pritet të takohet me kryeministrin Haradinaj dhe presidentin Thaçi.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...