Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001, shoqata ”Miqtë e Amerikës” kanë organizuar evente të cilat do të përcillen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Përveç policisë, pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Zjarrfikësit, Qendra e Mjekësisë Urgjente si dhe nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sulejmani’’ në Fushë Kosovë.
Fillimisht nga mëngjesi do të bëhet nisja e një numri nxënësish të shkollës “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë nga Shtatorja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me emrat e viktimave të vendosur në korniza me marshutën sheshit Zahir Pajaziti, rruga George W. Bush, Katedralja deri te sheshi Bill Clinton.
Më pas zjarrfikësit dhe emergjenca defilojnë me sinjalizime të ndezura.
Garda e Policisë së Kosovës pritet të ulë në gjysmë shtizë flamurin te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.
Nga mesdita pritet të ketë edhe ndezje të qirinjve, ku në fund do të ketë edhe ekspozitë me fotografi të ngjarjes 9/11 dhe aktivitete të Shoqatës që lidhen me këtë ngjarje./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...