Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) shpreh qëndrimin e saj zyrtar se Republika e Kosovës mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Në këtë njoftim thuhet se MPJ kundërshton mbajtjen e ‘zgjedhjeve’ më 11 nëntor, 2018 në të ashtuquajturën ‘Republikën Popullore të Donetskut dhe Luhanskut’, pasi që kjo është kundër frymës dhe përmbajtjes së Marrëveshjeve të Minskut, të cilat me dispozita të veçanta sipas tyre, e rregullojnë organizimin e zgjedhjeve lokale në atë rajon.
“Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se ky proces i jashtëligjshëm mund të minojë të gjitha përpjekjet e deritanishme për arritjen e paqes në rajon dhe thërret të gjitha palët të respektojnë dhe zbatojnë Marrëveshjet e Minskut, të cilat janë jetike për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore për konfliktin e Ukrainës lindore”, theksohet në këtë komunikatë.
Ndryshe, MPJ-ja vlerëson se duhet të shmanget çdo veprim, i cili e pengon zbatimin e Marrëveshjeve të Minsku-ut, duke përfshirë të ashtuquajturat zgjedhje, rezultati i të cilave nuk do të ketë vlerë ligjore. /arbresh.info/
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...