Galul Konjufca nga LVV tha se presidenti së paku para deklarimeve të mediave u mundua të tingëllojë si i koordinuar me kryeministrin Haradinaj, por ne e dimë qe ai nuk ka hequr dorë nga territor i Kosovës.
Konjufca tutje tha mesazhet që u dhanë në Samitin e Berlinit të gjithë i lanë të pakënaqur, raporton arbresh.info.
“Dëmi më i madh për shtetin e Kosovës është mos koordinimi i shtetit të Kosovës e që ka pasoja të mëdha, Kosovës moti nuk i ka ndodh me u përfaqësua me dy zëra të ndryshëm. Presidenti së paku para deklarimeve të mediave u mundua të tingëllojë si i koordinuar me kryeministrin Haradinaj por ne e dimë qe ai nuk ka hequr dorë nga territor i Kosovës. Kështu shteti i Kosovës dëmtohet shumë për sa kohe ne përfaqësohemi me këta. Këtë Samit, kancelaria Merkel mu dok e pa kënaqur me presidentin tonë dhe Macron me kryeministrin tonë. Mesazhet qe i dhanë në Samitin e Berlinit duket që të gjithë i lanë të pa kënaqur. Kosova nuk e di më çfarë plani ka nëse nuk i ka zgjedhjet e reja, përndryshe ju e keni vërejt qe Kuvendi i Kosovës është duke punuar me agjendë të vitit të kaluar./arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira