Nëpërmjet një vendimi nga kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, arsimtarëve në shkollat publike në këtë komunë, iu është ndaluar mbajtja e kurseve private për nxënësit që iu japin mësim.
Sipas njoftimit nga Komuna e Gjakovës, në këtë vendim thuhet se ‘mbajtja e kurseve me pagesë për nxënësit të cilëve iu japin mësim në shkollat publike, arsimtarët e punësuar në sektorin publik, konsiderohet si shkelje e rëndë e detyrave të punës të parapara me legjislacion dhe sipas Rregullores për Institucionet Edukative dhe Arsimore të Komunës së Gjakovës’.
Më tutje në vendim thuhet se për arsimtarët që e ushtrojnë një veprimtari të tillë do të ndërmerren masa të parapara me ligj e që e përfshijnë suspendimin dhe përjashtimin në bazë të ligjeve në fuqi.
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...