Google ADS

Koha kur Frashër Krasniqi i thurte lavde Xhelal Sveçla

23:09 | 4 Nëntor 2018
A Z

Frashër Krasniqi lutej që Kosova të kishte edhe së paku një ministër në Qeveri, që do ishte sikur Xhelal Sveçla, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.

Në vitin 2016, Krasniqi, tash deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, kishte thurrur lavde për Sveçlën, me të cilin u përlesh fizikisht të mërkurën.

“Ah bre… ta kishim pasë veç 1 ministër si Xhelal Sveçla!”, shkurante Krasniqi, në qershor të vitit 2016.

https://www.facebook.com/frasherkrasniqi/posts/10210357253594180

Sveçla dhe Krasniqi u përleshën fizikisht mes vete të mërkurën, pasi të dytë ishin pjesë e një paneli debatues në emisionin Rubikon të televizionit Kohavision.

Asnjëri nga deputetët nuk e komentuan publikisht rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme