Avokati i dy ish-komandantëve të UÇK-së, Arianit Koci ka thënë se Sami Lushtaku do të intervistohet me 16 janar, ndërsa Rrustem Mustafa me 14 janar.
Ai sqarojë që data e intervistimit të Lushtakut është shtyre për shkak se kanë avokatin e njëjtë me komandantin, Rrustem Mustafa.
Koci ka shpjeguar se Lushtaku ka dashur të shfrytëzojë këtë kohë, pra tre ditë para intervistimit, për një vizitë tek disa familjarë.
Sipas tij ai siç është nisur mirë edhe do të kthehet mirë.
“Mirë po shkon mirë do të kthehemi, ai ka fluturuar. Ai do të intervistohet me të 16 dhe këtë kohë e ka shfrytëzuar për një vizitë familjare ndërsa zotëri Mustafa do të intervistohet nesër me 14. Data për zotëri Lushtakun është shtyer për shkak se dytë e a kanë pasur avokatin e njëjtë dhe është dashur të koordinohet koha”, ka thënë avokati i Lushtakut, Arianit Koci.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë